Amerikania Marilyn vos Savant, ka arritur të shënohet në Librin e rekordeve të Ginisit si femra me koeficientin më të lartë të inteligjencës.
Ajo, në bashkëpunim me projekte të shumta të ngritjes së vetëdijes mbi dijen dhe metodologjitë e përmirësimit të inteligjencës te fëmijët, tashmë pothuajse tri decenie shkruan kolumne në revistën “Parade”, transmeton Telegrafi.
Pikërisht kjo është e fundit që nuk kishte të bënte me mozaikët logjikë as me problematikën matematikore të lansimit në qendër të vëmendjes.
Merilin, në të vërtetë, ka ofruar zgjidhjen e çështjeve më problematike të shumicës së damave: si të mbajnë vijën e trupit?
1. Harroni pjekurinat
Midis rregullave primare të cilat trupin do ta sjellin në rregull, Marilyn ka theksuar eliminimin e pjekurinave nga shporta kur shkoni në dyqan për të blerë ushqime.
Në të vërtetë, raftet e kuzhinës duhet të mbushen me të gjithë artikujt për tri racione ditore, mirëpo me atë rast duhet lënë anash në tërësi pjekurinat e ëmbla dhe ato të njelmëta si p.sh.: biskotat, çipsin dhe të gjitha të tjerat nga linja e kafshatave të rrezikshme.
2. Eliminoni zëmrat (ngrënien midis racioneve)
Në vend të pemëve dhe lëngjeve për zëmër, të cilave Marilyn nuk ia mohon rolin e shëndetshëm në ushqim, ajo këshillon të pini një filxhan çaj.
Ajo ditën e përfundon duke u kënaqur me cilat do ushqime që i dëshiron, sepse beson që ushqimi është më i dobishëm për trupin kur jeni të uritur, jo kur ju imponon orari.
3. Eliminoni pijet kalorike të ftohura
Lëngjet dhe qumështin Marilyn i toleron vetëm gjatë kohës së kafjallit, por rregulla e rëndësishme së cilës duhet përmbajtur është pirja e pijeve pa akull. Ajo konsideron që bashkë me akullin pijet bëhen më shumë me ujë gjë që shkatërron shijen e tyre, andaj kemi nevojë që ta kompensojmë me pije të ëmbla.
Përveç kësaj, uji me temperaturë 22 gradësh verës është krejt mjaftueshëm që të freskojë trupin e ekspozuar temperaturave të jashtme prej 38 gradësh e më shumë, të gjitha të tjerat janë të dëmshme.
4. Kurrë mos e “pastroni” pjatën
Sado që racioni juaj të jetë i shijshëm, më e përshtatshme për linjë të mirë do të ishte që të mësoni që një pjesë të ushqimit ta lini në pjatë për racionin tjetër, assesi për konsumim në mes të racioneve.
5. Kënaquni me darkën
Kënaqësia me darkën bashkë me familjen dhe miqtë në botën moderne ngadalë po shuhet, mirëpo kjo nuk do të duhej të na pengonte që edhe kur të hamë vetë të kënaqemi me çdo kafshatë.
6. Vlerësoni ushqimin dhe kënaquni çdo kafshatë
Nëse e doni ushqimin, atëherë me dashuri silluni ndaj çdo kafshate, në mënyrë që çdo kafshatë ta përtypni sa më gjatë që mundeni dhe të ndieni aromën në gojë. Në këtë mënyrë do të kurseni mundimet siç janë p.sh. fryrja dhe ngërçet në zorrë.
7. Merruni me aktivitete
Vikendi më së shpeshti është oazë e relaksimit me ç’rast shumica e kuptojnë edhe si lirim të të gjithë frerëve në ushqim nga i cili përmbahen gjatë javës. Marilyn këshillon që t’i përmbaheni saktësisht orarit, ndërkaq në momentet e dembelisë, në vend që të hani pjekurina, merruni me ndonjë aktivitet si p.sh. shëtitja apo vozitja e biçikletës.
8. Mos i nënvlerësoni kaloritë
Ushqimi i shëndetshëm në racion nuk lejon të ngrënët e tepërt gjë që është gabim i madh i shumicës në ushqim, njerëzit i nënvlerësojnë kaloritë. Kafjalli i lehtë dhe dreka në rastin e Marilynit numëron 250 kalori.
9. Hani vetëm ushqimin të cilin e meritoni.
Kurrë mos hani ushqim të keq, trupi juaj meriton vetëm ushqim të mirë. Prandaj, harroni brumërat e ziera, sandviçët e yndyrshëm apo biskotën e keqe, sepse këto thjesht nuk i meritoni. /Telegrafi/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...