Gruaja më e vjetër në botë, e cila do të mbushë 117 vjeç më 29 nëntor, ka zbuluar për ne sekretin e saj të jetëgjatësisë.
Emma Morano, nga Italia, ka lindur në vitin 1899. Ajo mori titullin si personi më i vjetër në botë pas vdekjes së mbajtëses së mëparshme të titullit, Susannah Mushatt Jones.
Duke folur për një media franceze, Emma zbuloi çfarë ha në një ditë të zakonshme.
“Ha dy vezë në ditë” tregon ajo. “Ha gjithashtu edhe ëmbëlsira”.
Ajo thotë se ka disa dekada që konsumon dy vezë të freskëta çdo ditë, që kur doktori i tha se mund ta ndihmojnë me aneminë.
Gruaja më e moshuar në botë thotë gjithashtu se ka jetuar aq gjatë falë edhe faktit që nuk është “dominuar” nga ndonjë person tjetër dhe ka qenë beqare që kur u divorcua në fund të 30-ave.
Doktori i saj, Carlo Bava, thotë se është për t’u befasuar jo vetëm jetëgjatësia e saj, por edhe elasticiteti që ka në këtë moshë.
“Pavarësisht gjithçkaje ajo gjithmonë e merr veten”, tregon ai.
Çfarë gruaje. Presim që Emma të festojë 177 vjetorin shumë shpejt.
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...