Është gruaja më e shëndoshë në botë, është 37 vjeçe dhe deri më tani ka humbur 250 kilogramë, ose thënë ndryshe gjysmën e peshës së saj trupore.
Quhet Eman Ahmed Abd El Aty dhe për më se 20 vite, nuk ka dalë kurrë nga shtëpia, duke qëndruar në krevat për shkak të peshës së theksuar.
Në pak kohë, në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale humbi 100 kilogramë dhe provoi sërish ndjesinë e të ndenjurit ulur. Para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes gruaja peshonte 500 kilogramë dhe për t’iu nënshtruar ndërhyrjes në muajin janar, udhëtoi nga Egjipti drejt Indisë, ku tashmë ka humbur gjysmën e peshës, shkruan nora.al
“Ndihet më e lumtur dhe më e dobët. Më në fund mundi të hyjë në një karrocë me rrota dhe të qëndrojë ulur. Asgjë nga këto nuk mendohej tre muaj më parë kur nisi gjithçka”, thanë mjekët e Saifee Hospital.
Eman dëshiron që të humbë ende peshë, në mënyrë që të zgjidhë problemet e saj shëndetësore.
Rrëfimi i trishtë i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vua...
Parashikimi i motit për vikend
Ministri i Jashtëm izraelit do të votojë në favor të armëpus...
Zarfi i zi, Vëllai i Madh kumton ndëshkimin ndaj banorëve!
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd para televizionit RTS
7 Ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kol...