Kush është Angela Merkel? Për shumë gjermanë ajo është udhëheqëse e kujdesshme, por edhe lidere e aftë në një botë të trazuar. Teksa po afrohen zgjedhjet federale në shtator, kancelarja 63-vjeçare po bën publike edhe disa detaje të jetës së saj private.
Angela Merkel kohët e fundit ka pranuar se e tërheqin burrat me sy të bukur dhe se si studente pinte sheri. E, tash – kur kampanja për mandatin e katërt është në javët e fundit – ka lejuar fotografët të kapin pamjet e banesës së saj në qendër të Berlinit. Ajo ka zbuluar edhe recetën për një ushqim klasik gjerman – supën nga patatet.
“Gjithmonë i pres patatet me dorë, jo blender”, ka thënë Merkel për revistëngjermane Bunte. “Këto copa të vogla kështu janë më të qëndrueshme”.
Në vend që të shpërngulet në rezidencën e qeverisë, qëkur është në pushtet Merkel dhe burri i saj kanë jetuar në banesën e tyre.
Nga fotot e publikuara në revistën Heute Woche, kjo është një banesë tipike gjermane me parket, me mure të bardha dhe një pasqyrë të madhe mbi një divan të gjatë gri në dhomën e ndenjes. Tryeza e ngrënies është e vogël dhe kuzhina është e thjeshtë.
“Më pëlqen të ha vonë në mbrëmje”, pranoi ajo në një bisedë me Bunte.
Merkel ka një apartament në qendër të Berlinit dhe turistët shpesh habiten kur e shohin gruan më të famshme në botë – e cila që nga zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-ve, po quhet liderë e botës së lirë – tek del herët në mëngjes e kthehet vonë në mbrëmje në banesë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?