Grimcat plastike në shishet e pijeve me gaz shtohen sa më shumë i hapni ato

07:48 | 27 Gusht 2024
R J

Një raport i ri zbuloi se numri i mikro dhe nanogrimcave plastikave në shishet e pijeve me gaz rritet sa herë ju hapni shishen.

Një OJQ franceze identifikoi gjashtë lloje grimcash plastike në Coca-Cola dhe Schweppes, sipas një raporti të botuar këtë javë.

Organizata Agir pour l’environnment (Akti për Mjedisin) u mbështet në dy laboratorë për të kryer studime mbi praninë e mundshme të nano dhe mikrogrimcave plastike kur shishet hapen një herë, 10 ose 20 herë për të imituar përdorimin real.

Raporti përfshinte analiza të plastikës me gjashtë polimerë të ndryshëm të identifikuar.

Pas hapjes së parë të shisheve, u gjetën katër mikrogrimca për një litër Coca-Cola dhe 4.6 mikrogrimca për një litër Schweppes.

Pas hapjes së shisheve 20 herë, u identifikuan 46 mikrogrimca për një litër Coca-Cola dhe 62 mikrogrimca për një litër Schweppes.

Të gjitha mikrogrimcat e identifikuara ishin më të vogla se 500 mikrometra (μm) dhe një shumicë e madhe ishin më të vogla se 100 μm.

Shumica e grimcave të lidhura me hapjet ishin më të vogla se 50 μm.

Këto rezultate kanë vënë në pikëpyetje Coca-Cola-n dhe autoritetet shëndetësore, të cilët duhet t’u garantojnë konsumatorëve [një shishe] që nuk i ekspozon ata ndaj molekulave, ndikimi shëndetësor i të cilave nuk mund të përjashtohet./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme