Gjumi i mirë gjatë natës i jep një shtytje trurit të grave, ndërsa burrat përfitojnë nga dremitjet e shkurtra, thonë studiuesit, transmeton portali arbresh.info.
Shkencëtarët në Institutin Max Planck në Munich kanë analizuar mostrat e gjumit tek 160 të rritur për të krahasuar se si gjumi ndikon në kapacitetin intelektual.
Hulumtuesit monitoruan mostrat e gjumit të grupit, si dhe performancën në testet e inteligjencës për të matur arsyetimin dhe aftësitë në zgjidhjen e problemeve.
Ata gjetën që llojet e gjumit, që janë të lidhura me poena të lartë të IQ, rriteshin kur gratë hynin në gjumin pa ëndrra. Për burrat nuk kishte korrelacion të tillë gjatë gjumit pa ëndrra.
Megjithatë, analiza e aktivitetit të trurit të meshkujve ka gjetur se stimulimi i njëjtë ndodhte kur ata dremisnin.
Profesori Martin Dresler ka thënë: “Rezultatet tona dëshmojnë që lidhja mes gjumit dhe inteligjencës është më komplekse se sa kemi supozuar deri tani.
“Ka shumë faktorë të përfshirë në aftësitë intelektuale, dhe gjumi është vetëm një prej tyre. Ky studim i madh i burrave dhe grave na jep një kornizë më të saktë për fazën e ardhshme të hulumtimit që do të përfshijë ndryshimet në individë të modeleve të fjetjes”.
Në studimet e mëparshme është thënë që gratë kanë nevojë për më shumë gjumë, sepse kanë një tru më kompleks sesa burrat./Arbresh.info
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...