Në vitin 1880, në përvjetorin e parë të martesës së saj, autorja i Sarah Orne Jewett shkroi një poemë romantike për partneren e saj.
“A të kujtohet e dashur, një vit më parë, kur iu dhamë njëra-tjetrës? Ne nuk do të mund t’i mbajmë premtimet që kemi bërë një vit më parë”, shkroi ajo.
Ajo nuk po i drejtohej burrit të saj, ajo po i shkruante gruas së saj të ardhshme Annie Adams Fields.
Mbi një shekull para lejimit të martesave të gjinisë të njejtë, Jewett dhe Adams jetonin bashkë “të martuara në Boston” dhe jetonin mes një partneriteti të përkushtuar mes grave.
Ata nuk ishin të vetmet. Për disa vite afër shekullit 20-të, martesa e të njejtit seks ishte relativisht e zakonshme dhe madje e pranueshme nga ana shoqërore. Këto gra ndanin puthjet, përqafimet dhe jetën e tyre, por sot shumë pak i kujtojnë ato pionere të marrëdhënieve të gjinisë së njejtë.
Edhe pse homoseksualiteti ishte tabu gjatë shekullit të 19-të, miqësitë e forta dhe romantike mes grave ishin të zakonshme. Në atë kohë, gratë u inkurajuan të bënin një jetë të ndarë nga ajo e burrave. Jeta publike, puna dhe fitimi i parave u konsideruan si kompetencë e burrave.
Kjo ideologji i veçonte gratë nga bota e jashtme, por gjithashtu i solli ata në kontakt të ngushtë me njëra-tjetrën. Përderisa gratë konsideroheshin të përkushtuara, aseksuale dhe të buta, pranoheshin që të jepnin puthje, t’i mbanin duart njëra tjetrës dhe shprehnin hapur dashurinë për secilën.
“Martesa” mes grave edhe pse ilegale, u hap si koncept mes tyre. Edhe pse nuk jetonin ligjërisht, ato jetonin së bashku, duke e mbështetur njëra-tjetrën për një kohë të gjatë. Këto gra të pavarura “nxitën” gratë tjera që të shkollohoeshin dhe të bënin karrierë.
Në vitin 1885, autori Henry James zbuloi këtë fenomen në librin e tij “The Bostonians”. Romani i cili fliste për gratë e pavarura, përmbante në thelb marrëdhënien e Verena Tarrant, një feminist e hapur dhe Olive Chanchellor, e cila u dashurua në fjalimet e saj të zjarrta.
“Martesa në Boston” ofron barazi, mbështetje dhe pavarësi për gratë e pasura që ishin vendosur të nxiteshin jashtë sferës së jashtme.
Për ironi, kjo praktitë u zhduk pasi njerëzit u bënë të vetëdijshëm për lesbianizmin.
Në fillim të shekullit, koncepti i “përmbysjes seksuale” bëri të mundur kategorizimin e marrëdhënieve që dikur qenë të pranuara nga shoqëria./Burimi: History Channel. Përktheu: arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...