Martesa shpeshherë konsiderohet si dita më e lumtur e jetës së një personi, pasi që më në fund e keni gjetur personin me të cilin do ta kaloni tërë jetën.
Sidoqoftë, ajo pjesa për shpenzimin e kohës me bashkëshortin nuk është saktësisht si e mendojmë, dhe studimet tregojnë se më shumë preferoni të shpenzoni kohën me miqtë, transmeton Telegrafi.
Këtë e konfirmon edhe anketimi i fundit i kryer nga ‘Champneys Health Spa’ i cili sugjeron se mbi 50 për qind e grave të martuara preferojnë ta shpenzojnë kohën me shoqet e ngushta.
Në këtë hulumtim janë përfshirë 1,517 gra nga Mbretëritë e Bashkuara.
Sa i përket arsyeve se përse gratë e martuara preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë me shoqet e jo me burrat, duket se arsyet përfshijnë që e kuptojnë njëra-tjetrën më mirë dhe e dëgjojnë njëra-tjetrit kur flasin.
Sidoqoftë, arsyet e plota se përse gratë kanë thënë se preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë me shoqet i gjeni më poshtë:
– Flasim për çdo gjë (57%)
– Ajo më dëgjon më shumë (45%)
– Na pëlqejnë gjërat e njëjta (41%)
– Qeshim derisa qajmë (39%)
– Mund të jem krejtësisht vetvetja (29%)
– Jemi shoqe për një kohë të gjatë (29%)
– Ajo ofron këshilla më të mira (28%)
– Është më pak irrituese (26%)
– Kemi shumë të përbashkëta (25%)
– Ka sens më të mirë të humorit (19%)
– ‘Çmendemi’ kur jemi bashkë (18%). /Telegrafi/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...