Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit

21:20 | 2 Gusht 2020
Arbresh Info

Më 8 korrik 1842, mjeku John Gorrie, zbuloi sistemin e parë të ftohjes së ajrit.

Mjeku dëshironte që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kërkonte infermierëve që të sillnin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit.

Lëvizja e ajrit nëpër akull krijonte një efekt ftohës. Nuk kaloi shumë dhe John Gorrie e la mjekësinë për t’u marrë me eksperimente.

Ai u përpoq të ndërtonte një makinë me amoniak që të ftohte ajrin dhe kështu lindi makina e parë mekanike e akullit e më pas frigoriferi.

Sot, në gjithë botën ftohja qendrore dhe në përgjithësi ajri i kondicionuar është kthyer në diçka të zakonshme në shumicën e shtëpive, zyrave dhe veturave

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme