Gjurmë të dinosaurëve para 170 milionë viteve u zbuluan në një ishull skocez duke mundësuar më shumë njohuri për zhvillimin e këtyre krijesave, njoftoi sot Universiteti i Edimburgut.
Këto gjurmë, sipas raportimit të AFP-së që e transmeton ATSH, u gjetën në një shkëmb në bregun verilindor të ishullit Skye, në veriperëndim të Skocisë.
Gjurma më e madhe prej tyre ishte me përmasa 70 centimetra.
Ato janë bërë nga dy lloje dinosaurësh, sauropodë, që mund të arrijnë deri në dy metra lartësi dhe teropodë, që kanë të njëjtën përmasë dhe janë kushurinj të largët të tiranosaurëve rex.
“Ky zbulim i rëndësishëm botëror përbën një provë të rrallë të epokës së mesme xhurasike, për të cilën pak nga zonat e fosileve janë gjetur në botë”, nënvizon universiteti.
Studiuesit kanë dokumentuar rreth 50 gjurmë të gjetura në vend.
Kjo është analizë e kontureve, formës dhe orientimit të këmbëve dhe prania e kthetrave që u ka mundësuar të përcaktojnë se cilët dinosaurë kishin lënë gjurmët e tyre.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...