Fjetja e tepërt i bën shumë dëm shëndetit. Janë të shumta dhe të ndryshme studimet shkencore që vënë në dukje dëmet që pëson organizmi nga i ashtuquajtur “oversleeping”.
Ja cilat janë ato:
Dëmton trurin- Studime të ndryshme kanë treguar se fjetja e tepërt dëmton trurin, veçanërisht tek personat e moshuar. Fjetjamë shumë se dy orë çdo natë, për dy vite rresht mund të sjellë dëmtime të paimagjinueshme.
Mund të shkaktojë depresion– Një studim i zhvilluar në Universitetin e Uashingtonit në Teksas ka marrë në vëzhgim çifte binjakësh, ku është vënë re se fjetja e njërit prej tyre më shumë se tjetri, ka rritur me 40% më shumë mundësitë për tu prekur nga depresioni.
Rrit rrezikun e diabetit – Një studim kanadez ka treguar se fjetja më shumë se 8 orë në natë mund të shkaktojë rritjen gati dyfish të mundësisë për tu prekur nga diabeti.
Mund të pengojë zhvillimin e shtatzënisë – Një grup shkencëtarësh koreanë kanë analizuar 650 femra të cilat kanë zgjedhur fekondimin invitro, duke parë se mundësitë e zhvillimit të foshnjave dhe të nënave ishin më të mëdha tek ato gra të cilat flinin më pak se 7-8 orë në natë.
Rrezikoni të shëndosheni – Ata që flenë më shumë janë më të rrezikuar për të shtuar në peshë.
Zemra është në rrezik – Fjetja e tepërt mund të shkaktojë probleme të rënda kardiovaskulare. Në këtë përfundim ka dalë studimi i American College of Cardiology, sipas së cilit, fjetja e tepërt shkakton probleme me arteriet koronare.
Humbje e kujtesës – Gjumi i tejzgjatur mund të sjellë dëme konjitive për një kohë të gjatë.
Dëmtohen kockat – gjumi i tepërt favorizon osteoporozën dhe njëkohësisht dëmton densitetin mineral të kockave duke rritur probabilitetin e frakturave në to.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar