Nuk është ajo që ju thoni, është si e thoni.
Një gjë është shumë e vërtetë, gjuha e trupit është një pjesë thelbësore e komunikimit.
Mënyra se si veproni mund të shtrembërojë të gjithë kuptimin e asaj që po thoni.
Ne shpesh herë ndodhë që të shmangim sytë gjatë bisedës me dikë, i palosim krahët, nuk kemi koncentrimin e duhur dhe aspak nuk e vërejmë këtë gjë.
Këto janë disa gabime të gjuhës së trupit që asesi nuk duhet anashkaluar.
Shtërngim i duarve
Nëse gjatë bisedës me dikë shtërngon duart tërë kohën, ky ëshë një gjest që tregon se ju jeni nervoz.
Luani me flokë gjatë tërë kohës
Edhe ky është një ves shumë i keq, i cili e le bashkëbiseduesin të kuptoj që ju nuk jeni të interesuar fare për bisedë, dhe tek sa ai flet ju jeni duke menduar diçka tjetër.
Bëni gjeste me duar tek sa flisni
Kur bëni gjeste me duar gjatë bisedave të ndryshme, menjëherë shtrohet pyetja nëse këto gjeste duhet bërë apo duhet eliminuar.
Këshilltarë të gjuhës së trupit thonë se nuk duhet tepruar, por që megjithatë nëse përdorni gjeste me duar tek sa flisni, shpesh ju ndihmon që të merrni vëmendjen e të tjerëve.
Ecni zhagas
Njerëzit janë krijesa mjaft gjykuese.
Ne mendojmë se mund të tregojmë shumë për dikë në bazë të gjykimit të parakohshëm mbi diçka aq të thjeshtë sa mënyra e ecjes së tyre.
Thuhet se kriminelët kanë predispozita të ecin me një ajër besimi, i kanë hapat e saktë i drejtojnë pingul në tokë tek sa ecin, ndërsa njerëzit e pasigurtë dhe jo shumë të zgjuar ecin zhagas, sikur nuk u bëhet vonë.
Harroni të qeshni
Qeshja demonstron besimin, ngrohtësinë dhe energjinë.
Ajo gjithashtu nxjerr neuronet e pasqyrave në dëgjuesin tuaj, duke i udhëzuar ata të qeshin përsëri.
Nëse harroni të qeshni, njerëzve të tjerë mund të ju dukeni si person i zymtë, kështu që mundohuni të qeshni sa më shumë./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...