Google ADS

Gjuha e trupit për shmangie: Kontrollohuni në këto pesë situata në vendin e punës

21:58 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Gjuha juaj e trupit flet për atë që mendoni.

Mbase jeni punëtori më i përgjegjshëm në punë, mirëpo disa veprime tuaja mund t’ju zbulojnë dhe t’i shkaktojnë dëm imazhit tuaj afarist, transmeton Telegrafi.

Ulja e kërrusur

Nëse uleni dhe dukeni i pabrenga dhe i painteresuar – nuk është shenjë e mirë. Qëndroni drejt dhe punoni punën tuaj në mënyrë që të dukeni i përgjegjshëm.

Nuk mbani distancë të mjaftueshme

Nëse u ofroheni tepër kolegëve tuaj në punë gjatë bisedës, mund të bini në zonën e tyre “të hapësirës private”. Mbani distancë fizike kur kolegu juaj flet.

Nuk vendosni kontakt me sy

Nëse shikoni në telefon derisa kolegët debatojnë për temën e rëndësishme në punë, mund të lini përshtypjen që jeni i painteresuar. Shikoni në sy personat e tjerë në mënyrë që të mund të përfshiheni në bisedë.

Nuk përshëndetni

Hyrja në lokal pa i përshëndetur të tjerët konsiderohet e pacivilizuar.

Zgurdulloni sytë

Kapsallitja me sy mund t’ju ndihmojë që të kontrolloni pakënaqësinë dhe hidhërimin tuaj, mirëpo, nëse ajo është përgjigje pasive –agresive, atëherë kjo është sjellje e keqe ndaj të tjerëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme