Google ADS

Gjuetari i thesareve gjen unazën mesjetare

00:31 | 21 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një unazë e periudhës së mesjetës është gjetur nga një gjurmues amator thesaresh në zemër të pyllit të Robin Hoods Sherwood , e cila mund të kapë një vlerë prej 70 mijë paundësh.

Mark Thompson kishte shkuar në zonën e famshme pyjore të Nottinghamshire për të kërkuar thesare.

ad_229588071-e1482152547209-640x756

Pas 20 minutash detektori metalik dhe sinjalin. 34-vjeçari, të cilin e ka nisur këtë hobi rreth 18 muaj më parë, ishte duke pritur që të gjente diçka të parrezikshme, ndoshta disa para të hedhura apo mbeturina të lëna nga pushuesit.

Por kur ai nisi të gërmonte me lopatë pa një njollë të ndritshme prej ari dhe pas heqjes së baltës, zbuloi një copë bizhuterie që ishte zbukuruar me një gur safir.

ad_229587980-e1482152602812-640x1038

Thompson e raportoi zbulimin dhe tani është duke kaluar në procesin e gjuetisë së thesareve, duke shpresuar se ajo do t’i përkasë atij.  Ai është konsultuar me ekspertë ankandesh të cilët i kanë sugjeruar se ajo mund të kushtojë nga 20 mijë-70 mijë paund./gsh/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme