Google ADS

Gjirafat po zhduken pa shumë zhurmë

21:36 | 9 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Rënia dramatike e popullatës së gjirafave përgjatë 30 viteve të fundit ka bërë që gjallesat më të gjata të botës të klasifikohen si “drejt zhdukjes”.

Numri i tyre ka rënë nga 155 mijë në vitin 1985, derinë 97 mijë të tilla në 2015-n, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Numri i këtyre gjallesave ka rënë për shkak të humbjes së habitateve, gjuetisë pa kriter dhe trazirave civile në shumë pjesë të Afrikës. Ndërkohë, popullata të tjera më në jug të kontinentit afrikan duket se po shënojnë rritje.

Deri më tani, statusi për ruajtjen e gjirafave është konsideruar si “shqetësim i vogël” nga “IUCN”-ja. Gjithsesi, në listën e fundit globale të tyre për speciet e kërcënuara, kafsha e ngathtët thuhet se tashmë është “tepër e prekshme”, gjë që nënkupton se përgjatë 3 dekadave të fundit popullata e tyre ka rënë me mbi 30%.

Sipas Julian Fennessy, bashkëkryetar të grupit të specialistëve të “IUCN”-së për gjirafat, këto krijesa janë duke “u zhdukur pa shumë zhurmë”.

“Nëse iu futesh kërkimeve, rezulton se gjirafat janë kudo, – tha ai për BBC. – Por, ndërsa ka pasur shqetësime të forta në lidhje me elefantët dhe rinocerontët, gjirafat duket se u kanë shpëtuar radarëve dhe, fatkeqësisht, numri i tyre ka rënë. Kjo është diçka për të cilën ne jemi shokuar, pasi rënia ka qenë shumë e madhe për një kohë tepër të shkurtër”.

Rritja e shpejtë e popullsisë njerëzore ka bërë që të zgjerohen së tepërmi fermat dhe format e tjera të zhvillimit, që kanë rezultuar në fragmentimin e popullatave të gjirafave në shumë pjesë të Afrikës. Por trazirat dhe luftërat civile në shumë pjesë të kontinentit janë shtuar gjithashtu, përfshi këtu Kenian, Somalinë dhe Etiopinë, aty ku këto kafshë shihen edhe si ushqim për t’i shpëtuar skamjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme