Eksperti i arit Lion Kirk nga Skocia, e ka vlerësuar me së paku 55 mijë euro, një copëz ari që është gjetur në një lumë në Skoci, prej një kërkuesi të paemëruar thesaresh.
Derisa po qëndronte në ujë me maskë, ai gjeti metalin e çmuar me peshë prej 2.75 gramë – që besohet të jetë më i madhi i gjetur ndonjëherë në lumenjtë e Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.
“Bingo” kishte bërtitur babai, që nuk dëshiron të zbulojë identitetin, në momentin që e gjeti këtë copë ari.
I gëzuar me gjetjen, ai i ftoi shokët dhe së bashku menduan të jetë i rëndë deri në shtatë gramë. Kur e vizitoi ekspertin Kirk, u konfirmua që është ari i pastër, por me më pak peshë.
“Vlera është mjaft e madhe, por nuk dua ta shes. Do ta mbaj si një trofe që e gjeta në shtratin e lumit, pa ndonjë vështirësi të madhe”, ka thënë gjetësi i copëzës së çmuar. /Telegrafi/