Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.
Nëse ndokush nuk ndihet mirë fizikisht, ai është i sëmurë dhe nuk mund të bëjë të gjitha veprimet si të tjerët, e njëjta gjë ndodh edhe me atë që ndihet keq mendërisht, ai nuk ka të gjitha mundësitë të ecë përpara në jetë si ata që janë të sigurt te vetja.
Shpesh dëgjojmë këshillën ‘mendo pozitivisht dhe gjëra të mira do të ndodhin’, fjalë të tilla supozohet ta bëjnë një person të ndihet më mirë për veten e tij dhe ta bëjnë atë të harrojë mendimet e këqija e të jetë i fortë mendërisht.
Shëndeti mendor mund të krahasohet me atë fizik, si për shembull një person që shkon çdo ditë në palestër dhe ha mirë, ka një trup të mirë ose në rastin e shëndetit mendor, një mendje të qetë. Përkundrazi, një person që nuk bën asnjë aktivitet fizik dhe që ha keq, do të ketë trup jo të mirë dhe në rastin e shëndetit mendor ai do të jetë i dobët mendërisht.
Ja 4 gjërat që nuk bëjnë njerëzit e shëndetshëm mendërisht:
Nuk ndiejnë keqardhje për veten
nga problemet e jetës janë të pashmangshme, por të ndiesh keqardhje për veten, kjo është një zgjedhje që mund ta bëjë çdokush. Njerëzit që kanë besim te vetja, nuk ndiejnë keqardhje, por hartojnë plane që të luftojnë problemet dhe t’i zgjidhin ato.
Nuk dorëzojnë pushtetin
Fjalë si ‘vjehrra ime më mërzit’ apo ‘shefi im më bën të ndihem keq për veten’ janë tipike të njerëzve që vendosin ta dorëzojnë fuqinë e tyre te të tjerët. Nëse dëshironi të zgjidhni diçka që ju shqetëson, atëherë merrni përgjegjësi të plotë dhe jepini vetes fuqinë për ta zgjidhur problemin.
Nuk i tremben ndryshimit
Ndonëse ndihemi më të sigurt të bëjmë gjërat që i njohim më mirë dhe që na bëjnë të ndihemi rehat, njerëzit e shëndetshëm nga aspekti mendor provojnë vazhdimisht gjëra të reja, sepse ata duan të provojnë mundësi të ndryshme për të arritur lumturinë.
Nuk humbin energji mbi gjërat që nuk i kontrollojnë dot
Ne shpesh shqetësohemi për shumë gjëra, por një person që është mendërisht i fuqishëm, nuk e humbet energjinë e tij duke pranuar gjëra që janë jashtë kontrollit të tij. Të tillë njerëz të fortë pranojnë atë që nuk e ndryshojnë dot, dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndryshuar veten, atëherë kur duhet. Përqendrojeni edhe ju energjinë tuaj te gjërat që ju japin më tepër kënaqësi, në vend të atyre që ju mërzisin…
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...