Vakti i parë, edhe pse ikën me të shpejtë, në çdo rast është i rëndësishëm, pasi qe trupi ka nevojë për energji për të funksionuar në mënyrë të efektshme gjatë ditës. E rëndësishme është të bëni mëngjesin e duhur për veten dhe stilin tuaj të jetës.
Aleat i linjave
Mëngjesi është një aleat i madh i atij që do të ketë në kontroll peshën trupore. Studimet e fundit tregojnë që të hash mëngjesin do të thotë të kesh energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin e mëngjesit, pa ju marrë uria para drekës.
Mëngjesi ideal
Duhet të jetë i balancuar dhe të furnizojë rreth 20% të kalorive komplekse të ditës. Mund të provoni qumështin, apo kosin pjesërisht të skremuar, ndonjë biskotë të thatë, duke shmangur ato shumëkalorike, apo bukë integrale me marmelatë apo, mjaltë, çaj dhe kafe.
Shumë të mira janë dhe frutat e stinës, por kujdes me lëngjet. Për ata që duan shijet e kripura mund të provojnë djathin e dobët, e të freskët me një fetë bukë integrale, apo një vazo klasike./Arbresh.info/