Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut, duke liruar anët e enëve të gjakut.
Hormonet kryesore të cilat i tajit gjëndra tiroide janë trijodtironina (T3) dhe tiroksina (T4).
Është përgjithësisht e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, domethënë shpejtësinë me të cilën trupi shpenzon energjinë lëvizëse, transmeton Telegrafi.
Gjëndra tepër aktive do të thotë që vuani nga hipertireoza, ndërkaq ajo shkakton humbjen e peshës trupore, ndërsa hipotireozën e karakterizon shtimi i peshës trupore.
Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme të trupit! Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në puls dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut duke liruar anët e enëve të gjakut.
Vezoret
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione të çrregullta dhe ovulacion.
Eshtrat
Hormonet e gjëndrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehet indi i vjetër kockor. Nëse ai proces është i shpejtuar, indi i vjetër shkatërrohet para se të mund të zëvendësohet, gjë që çon në osteoporozë.
Truri
Niveli i ulët i gjëndrës tiroide rezulton me harresën, problemet me përqendrimin dhe depresionin. Fatmirësisht, ato probleme mund të zgjidhen me terapinë e hormoneve sintetike.
Lëkura
Nëse gjëndra tiroide është jo mjaft aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i hedh qelizat e lëkurës me ritëm normal. Kështu qelizat e grumbulluara shkaktojnë lëkurë të thatë dhe e bëjnë lëkurën të pashkëlqyeshme. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...