Gjendet nëndetësja e Pablo Escobarit

19:04 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Zhytësit kanë gjetur nëndetësen e mbretit të drogës, Pablo Escobar.

Është dyshja e ish agjentëve të CIA-s të cilët janë në kërkim të pasurisë së njeriut më të fuqishëm në botën e krimit, transmeton portali arbresh.info

Escobar bëhet e ditur se ka përdorur nëndetëset për të transportuar kokainë nga Kolumbia për në Puerto Riko, e cila më pas do të dërgohej në SHBA.

Nëse lajmi është i vërtetë, këtu mund të gjenden edhe të dhëna të tjera për lokacionin e thesarit të famshëm të Escobarit prej 60 miliardë dollarësh.

Tashmë një kohë ish agjentët Doug Laux dhe Ben Smith janë duke transmetuar një seri dokumentarësh në Discovery Channel, ku kërkojnë pasurinë e Pablo Escobarit, dikur njeriu më i pasur në botë.

Kujtojmë se Escobar është vrarë me 2 dhjetor 1993 nga Policia Kombëtare e Kolumbisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme