Google ADS

Gjendet nëndetësja e Pablo Escobar

23:50 | 23 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ish-agjentët e CIA-s thuhet se e kanë gjetur nëndetësen e Pablo Escobar, që përdorej kryesisht për kontrabandë.

Escobar përdorte nëndetëse për të transportuar kokainë nga Kolumbia në Porto Rico, e cila më pas transportohej në SHBA, transmeton portali arbresh.info

Nëndetsja e gjetur mund të përmbajë gjurmë të cilat mund të zbulojnë vendndoshjen e pasurisë së fshehur të Escobarit.

Në një klip nga emisioni i ngarkuar në kanalin e Discovery UK në YouTube, ish-agjentët e CIA-s Doug Laux dhe Ben Smith janë parë duke zhytur në bregdet.

Pablo Escobar, jeta e të cilit përshkruhet në serialin e njohur “Narcos” ka udhëhequr kartelin Medellin që furnizoi 80 përqind të kokainës së konsumuar në SHBA gjatë vitet 1980./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme