Mbetjet e nëndetëses së parë të humbur të marinës australiane u gjetën pas një kërkimi 103-vjeçar, që i jep fund misterit më të madh detar të vendit.
HMAS AE-1 ishte gjithashtu e para nëndetëse e aleatëve e zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore në afërsi të brigjeve të Rabaulit në Papua Guinea e Re, me 35 pjesëtarë australianë dhe britanikë ekuipazhi në bord. Ky ishte misioni i 13-të kërkimor për HMAS AE-1, e suksesi u arrit më në fund falë një droni nënujor të përdorur nga ekipet e kërkimit.
Për ministren australiane të Mbrojtjes, Marise Payne, gjetja e nëndetëses së zhdukur prej një shekulli përbën njërin prej zbulimeve më të rëndësishme në historinë detare të vendit.
“Kjo ishte humbja e parë për Marinën Mbretërore Australiane dhe e para nëndetëse e aleatëve e zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore. Është e qartë se bëhej fjalë për një tragjedi të ndjerë fort si nga kombi ynë, ashtu edhe nga aleatët tanë”, deklaroi Payne, transmeton TCh raportimet e medieve të atjeshme..
Nëndetësja u gjet në një thellësi prej më shumë se 300 metrash. Skuadra që realizoi zbulimin mbajti dhe një shërbesë të shkurtër përkujtimore në nderim të personave që humbën jetën atje. Qeveria australiane tani do të përpiqet të kontaktojë me pasardhësit e tyre, me bindjen se gjetja e nëndetëses do t’i sjellë paqen familjarëve të munduar nga fakti që njerëzit e tyre të dashur nuk patën dot as një varr ku të preheshin./tch/
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...