Edhe në antikitet, foshnjat përdornin biberon. Në Agrigento, Itali, arkeologët gjetën një të tillë.
Është një kavanoz i vogël që lejon lëngun të dalë pika-pika duke u lejuar fëmijëve të pinin dhe që sipas ekspertëve daton në fund të shekullit IV dhe fillimit të shekullit III para Krishtit.
Gjetja doli nga gërmimet në teatrin helenist të Akragas, së bashku me objekte të tjera me funksione rituale.
Kryebashkiaku i Agrigentos, Lillo Firetto, tha se ky zbulim “është një shenjë e mirë” për banorët e Agrigentos.
”Nga gërmimet e kryera deri më tani, në zbulimin e teatrit të kërkuar prej shekujsh, në pjesën e sipërme në tempullin romak, po shtohen elemente të mëtejshme të bukurisë së madhe në një vend të historisë dhe kulturës si Agrigento”, tha ai.
Ndërsa drejtori i parkut arkeologjik të Luginës së Tempujve, Giuseppe Parello tha se është gjetur një depozitë objektesh, të përdorura kryesisht për të pirë dhe për mbajtjen e lëngjeve duke përfshirë kavanozin e vogël me hundëz, që i ngjan një shisheje të vërtetë”./atsh/
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar