Një anije e fundosur, e cila është zbuluar kohët e fundit në brigjet e Antalies, Turqi, ka rezultuar 200 vite më e hershme sesa ajo më e vjetër e njohur deri më sot.
Prof. asoc. Hakan Oniz, shef i Katedrës së Konservim-Restaurimit të Pasurive Kulturore në Universitetin e Mesdheut, njoftoi se kërkimet shkencore vërtetojnë që anija e fundosur që është zbuluar në brigjet e Antalias, është ajo me vjetër në botë e fundosur së bashku me ngarkesën e saj tregtare.
Anija e ngarkuar me bakër u zbulua në brigjet perëndimore të qytetit nga një grup shkencëtarësh turq e të huaj nën drejtimin e prof. asoc. Oniz dhe Drejtorisë së Muzeve të Antalias, të cilët theksojnë se kjo anije e fundosur i përket epokës së bronzit.
Fillimisht u realizua botimi shkencor i provave të anijes së fundosur në fjalë dhe më pas zbulimi i saj u bë publik nga Prefekti Munir Karaloglu.Koordinuar nga Universiteti i Mesdheut, një ekip prej 30 ekspertësh nga Instituti Ndërkombëtar i Arkeologjisë Nënujore, Universiteti “A&M” i Teksasit dhe Universiteti i Oksfordit realizuan gërmime arkeologjike me dy anije në vendndodhjen e anijes së fundosur.
Veprat e nxjerra nga 50 m thellësi e detit u dërguan në Laboratorin e Konservim-Restaurimit të Muzeut të Antalies. Këto objekte nga anija e fundosur, të cilat ngjallën emocione të mëdha edhe te shkencëtarët e huaj, do të ekspozohen në muzeun e arkeologjisë nënujore që planifikohet të hapet në distriktin Kemer të Antalias.
Objektet më të spikatura janë qindra shufra bakri, 10 prej tyre në formë cilindri, të cilat supozohet të jenë nxjerrë nga minierat në Qipro; maja ushtash dhe zbukurime të ndryshme 3.600-vjeçare prej bakri e bronzi.
Disa nga shufrat e nxjerra nga kjo anije e fundosur kanë vetëm 5 shembuj gjithsej në botë, ndërkohë që në Antalia u zbulua mbi 100 të tilla.
Gërmimet në këtë anije të fundosur do të vazhdojë për disa vite me radhë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...