Një burrë nga Leicester është shprehur që ndjehet i bekuar, pasi në një copë shalqiri gjeti të shkruar emrin e ‘Allahut’.
Asif Iqbal, u habit nga imazhi dhe për të vërtetuar një gjë të tillë, ftoi edhe anëtarët e tjerë të familjes për t’a parë.
“Njerëzit vinin për të parë emrin e Allahut të shkruar në këtë copë shalqiri,” tha ai.
Ai kishte blerë fruta në supermarketin Tesco dhe ishte bërë gati për të ngrënë shalqirin, kur e ka parë ‘mrekullinë’, përcjell arbresh.info.
“Kam biseduar me një dijetar dhe ai me tha kjo është vetëm një provë mbi ekzistencën e Allahut,” tha Asif, baba i katër fëmijëve.
“Në fillim u trondita, por edhe u ndjeva i bekuar, sepse të gjesh diçka të tillë gjatë muajit të Ramazanit, do të thotë të ndjehesh në mënyrë të veçantë,” shtoi ai.
Vitin e kaluar, një çift mysliman nga Leicester kishin gjetur një vezë me emrin e Allahut./arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...