Google ADS

Gjen 13 mijë dollarë dhe i dorëzon në polici

13:21 | 29 Mars 2016
Arbresh.info

Disa bileta aeroplani, pasaporta dhe afër 13.000 dollarë i kanë humbur – dhe sërish i kanë gjetur – dy turistë amerikanë në Gjermani, shkruan nzz.ch. Ata e kishin vizituar qytetin historik të mbrojtur nga Unesco-ja, Bacharach në Rheinland-Pfalz.

Siç ka deklaruar një zëdhënës i policisë, një person i ndershëm nga qyteti Kirchheim në Hessen i ka gjetur dhe i ka dorëzuar në polici të gjitha paratë dhe gjësendet tjera të vlefshme, transmeton albinfo.ch. Ato ishin në një çantë që lidhet në brez, e cila u gjet në një bujtinë për të rinj në kështjellën Stahleck.

Në bujtinën në fjalë e kishin kaluar natën dy amerikanët, 26 dhe 27 vjeçarë.

Ata kishin bërë një kallëzim penal në polici dhe e kishin njoftuar edhe kosnullatën amerikane për humbjen e parave dhe gjërave me vlerë. Vetëm disa orë më vonë dy amerikanëve u janë kthyer paratë, ka njoftuar zëdhënësi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme