Sapo të shihni foton, do të vini re një imazh të parë, por nëse shihni ilustrimin më në detaje, do të vini re detaje të rëndësishme që mund të përshkruajnë personalitetin tuaj.
Sigurisht, gjërat që shohim në fillim ndryshojnë nga personi në person. Dikush do të shohë fytyrën e një gruaje, dikush tjetër do të shohë kuajt, etj.
Fytyra e një gruaje
Është tregues i stresit tënd të brendshëm dhe lodhjes. Jo vetëm që je ezauruar psikologjikisht, por të tjerët të ‘kanë vjedhur’ energjinë tënde të brendshme. Bëj kujdes nga ambienti dhe personat rreth teje. Një person pranë jush mund të jetë shumë toksik pa e vënë re ju fare.
Duhet të filloni të vendosni prioritetet tuaja personale në rresht të parë. Relaksohuni dhe rifitoni harmoninë mes shpirtit dhe trupit tuaj. Në këtë sens, një dozë e vogël egoizmi mund t’ju ndihmonte dhe mund të ishte e dobishme.
Kuajt
Kjo flet për një sërë shqetësimesh për dashurinë. Jeni të shtypur nga situata juaj e dashurisë. Nuk jeni të kënaqur me veten ose partnerin në marrëdhënien tuaj. Zgjidhja e këtij problemi është relativisht e thjeshtë. Mësoni të pranoni veten dhe personin pranë jush. Jini të ndershëm dhe mos u mundoni të tregoheni si dikush tjetër.
Por nëse po flasim për vetminë në rastin tuaj, atëherë mendoni që ky ‘problem’ nuk do të zgjasë dhe shumë kohë. Ju tashmë jeni të përgatitur së brendshmi për të takuar personin e duhur.
Zogjtë
Ky është një tregues i ankthit tuaj, por edhe i tentativës për të krijuar identitetin tuaj dhe për të sakrifikuar, edhe nëse nuk keni arsye ta bëni. Të gjitha frikat tuaja janë thjesht një formacion psikologjik që keni ndërtuar në vetëdijen tuaj./tring
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...