Nëse punëdhënësi ju pyet pse konkurroni për atë vend të punës, mos thoni se ikni nga ish-drejtori, sepse kështu dukeni kandidat jo i pjekur.
Pas një dite të tërë bisede me konkurruesit, ka shumë mundësi që punëdhënësi t’i harrojë shumicën e njerëzve, prandaj juve ju mbetet që të bini në sy me gjëra të imta, transmeton Telegrafi.
Nga ju pritet që të jeni simpatike, prandaj fillojeni bisedën formale rreth motit, apo tregojeni ndonjë barsoletë të lehtë. Mund edhe t’i keni kualifikimet më të mira, por në intervistë për punë, punëdhënësi kërkon diçka më shumë.
Për shembull, mund t’i thoni se një projekt me rëndësi në vendin paraprak të punës e keni kryer për një kohë përgjysmë me të shkurtër, sesa që është pritur nga ju, apo bisedoni rreth ndonjë hobi të jashtëzakonshëm.
Kini kujdes që të mos bini në sy për gjëra negative. Kurrë nuk duhet të bisedoni rreth mosmarrëveshjeve me ish-shefin, sikur që nuk duhet as të flisni keq për ish-kolegët e punës.
Punëdhënësi e di se ju e keni lënë punën paraprake për një arsye, por atij më shumë i intereson pse e doni mu atë punë tani.
Në një rast të tillë nuk duhet të thoni se arsyeja e ndërrimit të vendit të punës është se ikni nga ish-shefi, meqë asnjë punëdhënësi nuk i pëlqejnë punëtorët që flasin keq për shefin e tyre. /Telegrafi/
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...
Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje ...