Vajzat me flokë të hollë e dinë sa shqetësuese mund të jenë flokët e pakët. Jo të gjitha teknikat si shkuma, apo masha funksionojnë sepse shpesh ato krijojnë volum në rrënjë duke i lënë majat të vetmuara në fund.
Të stilosh fijet e holla është e vështirë dhe nuk ka shumë truke për të krijuar iluzionin e dendësisë. Duhet të bindemi, siç jemi bindur, që flokët aq janë dhe të marrim përsipër të zgjidhim situatën me çfarë kemi ne dispozicion.
Këtu janë këshillat e floktarëve të shumë yjeve, nder ta Katy Perry, Naomi Watts dhe Anne Hathaway, për disa këshilla për flokët e rrallë.
Përdor produktet e duhura. “Kjo varet edhe nga produktet që përdor për t’i mbajtur flokët e shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm. Nëse ke flokë të bukur, të mëndafshtë, edhe kur janë pak, do duken më bukur. Përdor një sistem voluminizues me shampon, balsam dhe një dendësues që e spërkat në flokë para sesa t’i thash me tharëse dhe të jep një pamje me flokë më të plotë.”
Stiloji me zgjuarsi. “Nuk është e thënë që duhet t’i mbash të shkurtër, por kur i stilon mos krijo shumë volum në majë sepse do duken edhe më të rrallë ngaqë do duket baza e kokës”.
Përdor zgjatjen. Zgjatja pas ose anash kokës janë një opsion i mirë për t’u dhënë dendësi flokëve në zonat e duhura.”
Kujdesu për shëndetin e flokëve. Shumë nga produktet për flokë të hollë janë të fortë që ndihmon për ndërtimin e fijes, por mund edhe t’i dëmtojë flokët dhe t’i bëjë më delikat. Ka një maskë me mjaltë dhe vaj kajsie që duhet ta përdorin të gjithë njerëzit që duan të forcojnë flokët.
Gjej modelin e duhur. Është një ide e gabuar që kur ke flokë të rrallë duhet të kesh flokë të shkurtër. Nuk mendojmë që t’i mbash deri në fund të kurrizit, por nuk ke pse i pret as me shkallë shumë të shkurtra. Ki kujdes që shkallëzimi mos të jetë demode.
Kufizo përdorimin e pajisjeve të nxehta. “Flokët e hollë, janë flokë të dobët, kështu që qëndro larg pajisjeve të nxehta sa më shumë, shkruan revista class. Nëse do të krijosh valëzime, kapi me karfica një mbrëmje përpara, fli me to dhe do kesh valëzime pa dëmin e nxehtësisë.”
Provojini! /Telegrafi/
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë dhe MASHTI-n: Së shpejti do t...
Balluku: Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Porto...
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 24 zyrtarëve policor...
LDK-ja sot në Viti, Abdixhiku fton qytetarët që të bëhen pje...