Gjashtë frazat që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë asnjëherë

14:29 | 13 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Suksesi nuk është asnjëherë diçka e papritur. Për të arritur atë, përfshihen vite të shumta të punës dhe hapa të vegjël përpara.

Janë gjashtë frazat që  duhet të eliminohen nga fjalori  në mënyrë që të përshpejtohet rruga drejt suksesit, transmeton KosovaPress.

E urrej punën time

Rregulli kryesor të cilin duhet ta ndjek secili njeri që ndjek suksesin:  Gjithmonë jeni objektiv dhe qëndroni neutral. Para se hidhni akuza dhe kërcënime, jeni i vetëdijshëm për peshën  e fjalës.

Kjo nuk është e drejtë

Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk ankohen asnjëherë nëse përpjekjet e tyre kritikohen nga të tjerët. Të gjithë vuajmë nga padrejtësitë në jetë, prandaj edhe trajtimi me dinjitet i kësaj dukurie është shumë i rëndësishëm.

Kjo nuk është puna ime

Një person i suksesshëm nuk dekurajon asnjëherë të tjerët.  Është krejt e kundërta: Ata me kënaqësi ndihmojnë kolegët dhe të tjerët që të kenë suksesin e njëjtë. Të jesh në gjendje që të punosh në ekip në një ambient të gëzuar dhe miqësor, është njëra prej gjërave me të rëndësishme drejt suksesit.

Kjo është e pamundur

Provoni që vështirësitë në jetë të mos i shndërroni në pengesa në rrugën tuaj drejt suksesit. Konsiderojeni ato si sfida të një aventure emocionuese në jetën tuaj.  Problemet do të zgjidhen shumë më lehtë, kjo është e sigurt.

Kjo do të duhej të bëhej në një tjetër mënyrë

Në qoftë se dështoni në një detyrë shumë të rëndësishme që iu është caktuar, qortimi i vetvetes në ditët në vazhdim do të ishte i pakuptimtë. Në vend të kësaj, pajtohuni me to dhe ecni përpara.

Nuk kam tjetër zgjidhje

Ekzistojnë shumë mundësi në jetë. Individët e suksesshëm gjithmonë gjejnë rrugën për të krijuar suksesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme