Gjarpëri blu korale gjuan krijesa të tjera që lëvizin shpejt, gjarpërinjtë helmues. Për të ndalur prenë e tij, ky zvarranik përdor njëhelm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit të jetës një tmerr të vërtetë.
Gjarpëri blu korale (/Calliophis bivirgatus/) gjendet në Azinë jugore, ai ka kokë dhe bisht ngjyrë të kuqe dhe në trup viza blu të ndezur.
Në një atikull të botuar në revistën shkencore /“Toxins”/, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv tek sistemin psikologjik i presë së tij.
Thuajse menjëherë pasi e ka pickuar, viktima futet në një gjendje agonie katatonike, me muskujt që paralizohen menjëherë. Helmi bën që nervat nëtë gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spamza në të gjithë trupin.
I paralizuar dhe pa shpresë, kafsha sigurisht vdes nga ky gjarpër që i jep goditjen e fundit.
Por ka një arsye përse evolucioni e ka pajisuar gjarpërin blu korale me këtë helm kaq të fuqishëm. Ai gjuan për gjarpërinjë të tjerë helmues, që zakonisht janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm.
Nga ana tjetër, shkencëtarët po shpresojnë që helmi i tij, i quajtur /Calliotoxin/, mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja. Ekspertët po studiojnë mundësinë për të krijuar qetësues për njerëzit. /tvklan.al
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...