Përveç tetë llojeve të zakonshme të gjakut, ekzistojnë edhe disa lloje tjera të gjakut të cilat janë tejet të rralla. Rreth 160 nga 342 antigjenët e grupeve të gjakut janë me përhapje të madhe, që do të thotë se shumica e njerëzve i kanë në qelizat e tyre të kuqe të gjakut.
Nëse keni mungesë të një antigjeni të cilin e kanë 99 për qind e njerëzve, atëherë gjaku juaj konsiderohet i rrallë. Tipi më i rrallë i gjakut është gjaku Rhnull. Ky gjak karakterizohet nga një mungesë totale e antigjenëve në sistemin Rh, i cili është sistemi më i madh i grupit të gjakut.
Ky përfshin antigjenin D (faktorin Rh), plus 50 antigjenë tjerë në grup. Aq është i rrallë ky grup gjaku, sa vetëm 43 njerëz në botë raportohet të kenë një grup të tillë të gjakut, ndërsa janë vetëm nëntë dhurues aktivë gjaku. Përveç se ky grup e bën një person të veçantë, fakt tjetër interesant është se gjaku Rhnull mund të konsiderohet ‘universal’ dhe aftësitë e veta jetë-shpëtuese janë enorme. Doktorët e ndryshëm e kanë emëruar këtë grup gjaku me emrin “Gjaku i Artë”.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...