Edhe pse ditët e para të majit po na habisin gjithmonë e më shumë, duhet pranuar që nuk është aspak e këndshme të durosh diellin dhe rrebeshet e shiut në të njëjtën ditë, jemi zyrtarisht në pranverë kështu që bëni mirë të ndryshoni sa më parë garderobën.
Dhe kur themi ‘’të ndryshoni garderobën’’ nuk nënkuptojmë vetëm veshjet dhe aksesorët, por mbi të gjitha të hiqni dorë nga këpucët dhe çizmet e rënda dimërore, për t’u lënë vend shapkave dhe sandaleve të hapura. Ok, ndoshta ideja e sandaleve të hapura mund të mos ju entuziasmojë sidomos nëse gishti i dytë i këmbëvë është më i gjatë se të tjerët. Po çfarë do të thotë kjo gjë, bëhët fjalë për ndonjë defekt apo ndonjë gjë tjetër?
Së pari, duhet të dini që ky lloj gishti njihet ndryshe si ‘’gishti i Venerës’’, duke marrë këtë emër nga një prej pikturave më të famshme të Sandro Boticellit ‘’Lindja e Venerës’’,e cila përtej mitit klasik që përcjell fsheh gjithashtu detajet anatomike të jetës.
Simbol i bukurisë, u pikturua nga artisti i famshëm pikërisht me gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se i pari, një trend tipik i artit klasik grek dhe egjiptina të jetës. Gishti i dytë më i gjatë e bënte figurën më harmonike, ishte simbol perfeksioni, sipas kritikëve të estetikës të asaj kohe.
Prandaj të gjithë ju që e keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, mos u shqetësoni. Jeni thjesht ‘’perfektë’’. Lum si ju!/Living.al
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...