Nëse dëshironi vërtetë që të njihni më shumë rreth karakterit të personave që ju rrethojnë, pse nuk provoni të shihni këmbët e tyre.
Sipas ekspertes së refleksologjisë, Jane Sheehan, këmbët janë tregues të karakterit tonë.
Gishti i madh i këmbës
Nëse gishti i madh i këmbës është më i gjatë se të tjerët, ju jeni një njeri mendimtar, i zgjuar dhe kreativ. Ja dilni gjithmonë të gjeni zgjidhje të zgjuara dhe nuk ju mungojnë idetë. Nuk ngurroni asnjëherë të përgjigjeni dhe përpiqeni vazhdimisht t’i shihni gjërat nga këndvështrime të ndryshme. Keni një të metë, që është përqëndrimi.
Nëse gishti i madh është relativisht i vogël, kjo tregon se jeni një njeri i shkëlqyer për të mbaruar gjithë detyrat; punoni në mënyrë shumë efektive dhe gjithë punët tuaja janë efikase. Gjithashtu përdorni vazhdimisht sharmin tuaj për të bindur njerëzit që të ndjekin idetë tuaja.
Gishti i dytë
Sa më i gjatë të jetë gishti i dytë, aq më shumë cilësi të liderit keni ju. Jeni dinamikë dhe të shkathët, por dëshira juaj për t’i bërë gjërat kur dhe si doni ju, mund të ndikojë pak negativisht.
Një gisht i dytë më i vogël se të tjerët tregon se jeni të lumtur edhe pse vetëm. E vlerësoni harmoninë dhe mundoheni të sfidoni veten përmes situatave të ndryshme.
Gishti i tretë
Kinezët e lidhin energjinë dhe pushtetin me gishtin e tretë. Nëse ai është relativisht i gjatë do të thotë se jeni energjik, të shkathët dhe punëtorë. Sa më i gjatë të jetë ky gisht, aq më shumë sukses do të keni në karrierë. Jeni perfeksionist dhe mund të arrini shuma të mëdha me vendosmërinë dhe energjinë tuaj.
Nëse ky gisht është më i shkurtër, do të thotë se ju ndiheni të kënaqur nga gjërat e lumtura që ju rrethojnë. Ndonjëherë ju pëlqen të relaksoheni dhe të mos bëni asgjë dhe të tjerët mund t’ju akuzojnë se jeni shumë përtacë, por argumenti juaj është: “Jeta është e shkurtër”.
Gishti i katërt
Një gisht i katërt i gjatë është tregues se familja është shumë e rëndësishme për ju. Jeni dëgjues i mirë dhe prekeni vazhdimisht nga pakënaqësitë brenda familjes. Kinezët thonë se keni një shpirt të butë dhe merrni ndonjëherë edhe përgjegjësitë e të tjerëve mbi supe.
Një gisht i shkurtër do të thotë se familja dhe marrëdhëniet e kësaj natyre janë më pak të rëndësishme për ju –fokusi juaj është diku tjetër.
Gishti i vogël
Fëmijët që i bëjnë bisht përgjegjësive dhe mërziten menjëherë për gjërat më të vogla e kanë gishtin e fundit shumë të vogël. Keni tendencën të jeni gjithnjë një Peter Pan, por kujtoni që duhet të rritemi të gjithë një ditë!
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...