George Washington nuk kishte dhëmbë druri – ata ishin të fildishtë

21:46 | 3 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kur George Washington u bë president më 30 prill 1789, ai kishte një dhëmb, që dilte nga mishrat e tij.

Për shkak të kombinimit të gjeneve të këqija dhe stomatologjisë së dobët të shek.18 ka bërë që njeriu që udhëhoqi një komb të madh, të vuante nga dhimbje të tmerrshme të dhëmbit, transmeton portali arbresh.info

George mbante proteza dhe njëkohë ishte përhapur miti që ai kishte dhëmbë nga druri.

Por ky mit është rrëzuar nga John Smith.Jr , i cili për disa revista historike ka shkruar se “ish-Presidenti amerikan nuk kishte dhëmbë nga druri dhe asnjë në kohën e tij nuk kishte dhëmbë të tillë”.

“Proteza e George Washington ishte e përbërë nga kocka dhe fildishi nga hipopotami, ose ‘kali i detit’, sikurse quhej në atë kohë”, tha ai.

Por si erdhi miti që ka dhëmbë prej druri?

“Është e vështrië të thuhet, por historianët dhe dentistët mjeko-ligjorë ndoshta e dinë se si ka filluar”, tha Smith.

Në të gjithë librat e historisë është shfaqur dukshëm dhimbja e dhëmbëve që përjetonte lideri i SHBA-ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme