Gazeta turke pro-qeveritare, “Milliyet” ka publikuar një dokument ku thuhet se Perandoria Osmane ka dhënë dritën jeshile për pavarësinë e Shqipërisë.
Dokumenti është siguruar nga Dr. Mehmet Tutuncu, që ka hetuar arkivat osmane. Ai thotë se vendimi për pavarësinë e Shqipërisë është miratuar nga Perandoria.
Në dokument thuhet se Këshilli otoman i Ministrave miratoi një rezolutë për të mos penguar pavarësinë e Shqipërisë. Në dokument thuhet se guvernatori i Tripolit, Ismail Qemal Bej, lejohet të kthehet në Shqipëri për të mbledhur një kongres që do shpallë shtetin e pavarur.
Po ashtu theksohet se kërkesa e komandant Esat Pashës për ndalimin e këtij kongresi duhet të refuzohet. Studiuesi që ka publikuar dokumentin thekson se ndryshe nga sa pretendohet, Ismail Qemal Bej erdhi në Shqipëri me dijeninë e qeverisë otomane dhe veproi me dijeninë e saj.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...