Shkencëtarët kanë dalë me një teori që spjegon stinët e çuditshme dhe të zgjatura, ku vera dhe dimri mund të zgjasin me vite, sikurse në botën e seriali “Game of Thrones”.
Fenomeni mund të shpjegohet me termin “lëkundje” të animit të boshtit të rrotullimit të planetit teksa orbiton diellin, shkruan “PA”, transmeton portali arbresh.info
Kjo mund të ndodhë në mënyrë të tillë kur hemisfera lëviz gjithnjë drejt diellit, sugjerojnë ata.
Studiuesit nga Universitetet e Bristol, Cardiff dhe Southampton përdoren si model klimën në serialin “Game of Thrones”.
Ata gjetën se vendi ku ndodhet Muri që ruhet nga Kalorësit e Bardhë, ka një klimë të ngjajshme me atë të Lapland në Finlandë.
Kështjella Casterly Rock, bastioni i Lanninsters, ka një klimë të ngjajshme me Houston, Teksas dhe Changsha në Kinë.
Erërat e fuqishme shpjegojnë dominimin e deteve nga Flota e Hekurt dhe planet e mundshme të sulmeve të pushtimit të luzmave të dragoit nga Esos.
Profesori Dan Lunt, nga Universiteti i Bristoli, tha se “për shkak se modelet e klimës bazohen në proceset themelore shkencore, ata janë në gjendje jo vetëm të stimulojnë klimën e Tokës moderne, por gjithashu mund të përshtaten lehtë për të simuluar planetin, real apo të imagjinuar, për sa kohë që pozicionet dhe lartësia kontinentale dhe thellësia e oqeanit janë të njohura”.
Ata gjithashtu thanë se ngrohja globale që ndodh për shkak të përdorimit të gazrave sërrë, për shkak të rritjes së dioksid karbonit, mund të lidhet me zjarrin që lëshojnë dragojtë në serialin e famshëm./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...