Presidenti rus Vladimir Putin po viziton gadishullin Mount Athos në Greqi, për të shënuar praninë 1000-vjeçare të murgjve ortodoksë rusë.
Gadishulli, 335 km katrorë, mund të jetë zona më e madhe në botë në të cilën, gratë dhe kafshët e gjinisë femërore e kanë të ndaluar të shkelin. Po përse ky dallim meshkuj-femra?
Nëse ju doni të vizitoni Mount Athos hapi i parë është që t’i paraqisni një kopje të pasaportës tuaj Byrosë së Shenjtë të Pelegrinëve. Çdo ditë, 100 ortodoksë dhe 10 pelegrinë jo-ortodokse meshkuj pranohen të qëndrojnë për tri netë në një nga 20 manastiret e gadishullit.
Grave nuk iu jepet leje për ta vizituar gadishullin. Mount Athos i ka ndaluar gratë ta vizitojnë për më shumë se 1.000 vjet. Ato nuk lejohen të shkojnë më shumë se 500 m afër bregdetit.
Sipas Dr. Graham Speake, kjo ishte mënyra më e thjeshtë, për të siguruar beqarinë e murgjve. Kjo është veçoria që e bën Athos të ndryshëm nga manastiret e tjera, thotë ai. Por ka edhe një arsye tjetër që gratë ndalohen dhe që lidhet me traditën ortodokse.
“Një nga traditat është se Virgjëresha Maria e theu këtë rregull kur u përpoq që të lundronte në Qipro dhe u ul në Malin Athos. Ajo e pëlqente atë aq shumë saqë iu lut djalit të saj që t’ia jepte gadishullin dhe ai ra dakord”, thotë Speake.
Gadishulli quhet ende “kopshti i nënës së Perëndisë “, i dedikohet lavdisë së saj dhe vetëm ajo e përfaqëson seksin femëror në Malin e Shenjtë. Kjo vlen për njerëzit dhe kafshët shtëpiake, me përjashtim të maceve, të cilat gjenden me shumicë atje për shkak të minjve,
“Ata bëjnë një sy qorr, si të thuash, për faktin se ka mace femra”, thotë Speake./shekulli
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...