Futbolli është sporti më i dashur në të gjithë botën dhe kjo nuk mund të vihet aspak në diskutim. Një histori mjaft e veçantë vjen nga Bangladeshi, ku një i ri pa këmbë asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll dhe tani edhe pse me aftësi të kufizuara, arrin të luajë sportin më të bukur në botë dhe të jetë i barabartë me shokët e tij.
Mohammad Abdullah, 22 vjeç nga Bangladeshi i humbi këmbët në një aksident horror 10 vjet më parë, teksa kishte rrëshqitur mbi shina kur treni po kalonte. Megjithatë, ai kurrë nuk u dorëzua.
Mohammad u braktis nga familja që kur ai ishte i vogël. Pas ngjarjes së tmerrshme jeta e tij u bë akoma më e vështirë, por ai është një djalë me kurajë dhe sot ka arritur përveçse të ecë sërish, megjithëse pa këmbë, arrin të bëjë një punë si hamall në port, por i është rikthyer edhe dëshirës së tij të të luajturit futboll.
Duket e pabesueshme, por Mohammad luan i barabartë me shokët e tij. Ai ka idhull Ronalon dhe shpreson që një ditë ta takojë atë…/tch
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=24_LpfVeCak
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?