Fustan nusërie me letra higjienike

14:36 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Një fustan nusërie i krijuar me 1500 flutura prej letre higjienike, nga nëna e dy fëmijëve fitoi çmimin e parë prej 10 mijë dollarësh në një kompeticion mode në Nju Jork dhe një nuse në nevojë mund të ketë shansin ta veshë atë në altar.

Muzeu i “Ripley”-t, “Belive it or not”, që ekspozon gjëra të çuditshme mes të cilave edhe krijimet fituese të konkursit, do të dhurojë 20 prej fustaneve kryesorë atyre nuseve që u preken nga falimentimi i papritur i prodhuesit të fustaneve të nusërisë Alfred Angelo javën e kaluar.

Karli Curletto tha se kishte shpenzuar 3 muaj për realizimin e fustanit, që ishte mes 1517 pjesëve të prezantuara në konkursin 13 vjeçar “Martesa të lira dhe të mira”, ku materiali kryesor është letra higjienike.

“Për pak sa nuk e lashë përgjysmë. Qaja dhe mendoja se nuk mund ta bëja, ishte punë shumë e vështire”.

Curletto, një aktore me banim ne Las Vegas, punonte për realizimin e fustanit gjatë natës, kur fëmijët kishin rënë për të fjetur. Nuset në nevojë duhet të kontaktojnë me muzeun e “Ripley”-t nga 28 korriku për të pasur mundësin të sigurojnë një fustan prej letre. Muzeu ende nuk e ka vendosur se cilat prej tyre do të dhurohen.

1500653823_f1

A model is pictured backstage wearing a wedding dress made out of toilet paper before a fashion show in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S. July 20, 2017.  REUTERS/Carlo Allegri

Models are pictured backstage wearing wedding dresses made out of toilet paper before a fashion show in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S. July 20, 2017.  REUTERS/Carlo Allegri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme