Si u shpëtua fari i Nju Jorkut nga një libër me vizatime.
Në vitin 1880, një far i vogël u vendos në një gji të Nju Xhersit për të udhëhequr anijet e shumta që vinin në breg. Por në vitin 1917, fari ishte bërë i papërdorshëm. Megjithatë, katër vjet më vonë u vendos në lumin Hadson ku u shërbeu marinarëve për të kaluar një zonë të konsideruar të rrezikshme, që quhej Jeffrey’s Hook. Fari, i quajtur pas kësaj Jeffrey’s Hook Light, qëndroi për disa vite në ishullin e Manhatanit.
Koha e tij e shkëlqimit, megjithatë, zgjati vetëm një dekadë. Me ndërtimin e urës “George Washington” fari i vogël doli sërish jashtë përdorimit.
Por në atë kohë fari ishte bërë objekt i njohur nga komuniteti. Dhe jo vetëm kaq, në vitin 1942, autori i librave për fëmijë Hildegarde Swift (1890–1977) shkroi pjesën “Fari i vogël i kuq dhe ura gjigante”, një libër me ilustrime të mrekullueshme të realizuara nga kumbari i novelës grafike Lynd Ward.
Në vitin 1951, Roja Bregdetare Amerikane vendosi nxjerrjen në ankand të disa pjesëve të farit të dalë jashtë përdorimit, por tashmë të gjithë e njihnin farin e vogël të kuq dhe mijëra njerëz dërguan letra proteste madje edhe para në mënyrë që të shpëtonin farin. Gjithçka falë një libri, që ishte bërë i dashur për një brez të tërë./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...