Google ADS

Fshati ku qiraja kushton më pak se 1 euro në vit

15:19 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Fuggerei është një fshat në Gjermani i ngritur nga viti 1520. Karakteristikë e tij është çmimi shumë i lirë i qirasë.

Banimi kushton vetëm 0.88 centë për një vit. Banesat në këtë fshat kanë hapësirë nga 45 deri në 65 metra katrorë, por për shkak se secila njësi ka hyrjen e saj në rrugë më shumë ka preference të jetohet nëpër shtëpi.

Çdo familje e ka apartmentin e vet. Në të përfshihet një kuzhinë, një salon, dhomë gjumi dhe një dhomë për mysafirë.

Para ndërtesave është nga një kopsht i vogël, kurse katet e para të apartmenteve janë të pabanuara, ato shërbejnë si muze për publikun.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme