Në fshatin Bama, provincë e Guangxi, Kinë, të gjithë banorët jetojnë deri në moshën 100 vjeç.
Ky fenomen së fundmi është kthyer edhe në atraksion turistik.
Njerëzit nga vende të ndryshme të Kinës mblidhen në këtë fshat për të mësuar sekretin e jetëgjatësisë, transmeton arbresh.info.
Një banor i fshatit 118-vjeçar ka miratuar dietën vegjetariane. Djali i tij 87-vjeçar tregon se babai i tij nuk ka ngrënë mish asnjëherë.
Banorët e fshatit e shpjegojnë shumë thjeshtë fenomenin e jetëgjatësisë. Sipas tyre, rol të rëndësishëm luan ajri i pastër dhe ushqimi.
Njëri nga banorët e fshatit tregon se ata ushqehen me gjërat që mbjellin vetë, ndërsa mishin e marrin nga bagëtitë që i rrisin vetë.
Gjithashtu, shumica e banorëve merren me peshkim.
Një studiues kinez sugjeron se janë disa faktorë gjeologjikë që kontribuojnë në jetëgjatësi, duke përfshirë një konture të tokës karstike, më e lartë se normalja e fushës magnetike./arbresh.info
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...