Fryrja e vazhdueshme e barkut është ndër shenjat kryesore që tregon se një femër mund të jetë duke vuajtur nga kanceri ovarial.
Por, problemi është se kur femrat kanë fryrje të barkut, ato më parë i nënshtrohen një diete për ta shfryrë atë sesa ta vizitojnë doktorin, transmeton Telegrafi.
Në fakt, nga 1,142 femra të anketuara, më shumë se gjysma e tyre kishin pranuar se e ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit kur kanë fryrje barku.
Ky ndryshim përfshin eliminimin e disa ushqimeve të caktuara, siç është gluteni.
Ndërsa vetëm 34 për qind e të anketuarve kishin pohuar se e vizitojnë doktorin kur kanë fryrje të vazhdueshme të barkut.
Përveç fryrjes së barkut, simptomat tjera të kancerit ovarial përfshijnë dhimbjen abdominale, humbjen e apetitit dhe nevojën për të urinuar më shpesh. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...