Frikë për një tërmet të madh në Europë

23:05 | 30 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Europa është duke jetuar me një frikë të madhe pasi rajoni francez është goditur nga 140 tërmete për 40 ditë.

Banorët që jetojnë në pjesën Maurienne të Savoie në Alpet franceze janë duke vazhduar të jetojnë në ankth, transmeton portali arbresh.info

Sismalp, një organizatë që merret kryesisht me tërmet në Europë, ka regjistruar 140 dridhje të vogla gjatë muajit të kaluar, ndërsa dridhja më e fortë është regjistruar në 3.8 shkallë.

Edhe pse asnjëri nga tërmet nuk ka shkaktuar dëmet, banorët kanë frikë se gjatë ditëve në vazhdim mund të ndodhë një tërmet më i madh.

Sizmologët thonë se nuk janë në gjendje të spjegojnë numrin e madh të tërmeteve në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme