Frazat që intervistuesi nuk dëshiron t’i dëgjojë nga kandidati potencial

18:20 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Nuk është vështirë ta dreqosni një intervistë. Emocionet që ju pushtojnë shpeshherë mund t’ju nxisin të thoni gjëra të gabuara në kohë të gabuar.

Kjo është krejtësisht e kuptueshme. Por, çfarë frazash saktësisht i irritojnë intervistuesit? – transmeton Telegrafi.

1) “E kam lënë punën e kaluar sepse ambienti ka qenë toksik dhe shefi ka kërkuar shumë gjëra nga unë”

Asnjëherë mos u ankoni për punën që e keni apo e keni pasur. Vip Sandhir, CEO, thotë se dëshiron të punësojë vetëm njerëz pozitivë dhe frazat e tilla janë tejet të gabuara për një intervistë.

Thënë më thjesht, askujt nuk i pëlqen një person që ankohet.

2) “Me çfarë merret kompania juaj? Ku janë zyrat kryesore të kompanisë?”

Një rregull i përgjithshëm gjatë intervistës së punës është se nëse mund t’iu përgjigjeni pyetjes tuaj duke kërkuar në Google, atëherë mos e bëni atë pyetje para intervistuesve.

Ekspertët rekomandojnë që të hulumtoni mirë për kompaninë para se të shkoni në intervistë, e jo të bëni pyetje bazike gjatë intervistës.

3) “Dobësia ime është se punoj shumë…”

Është bërë e zakonshme që kandidatët t’iu përgjigjen pyetjeve se cila është dobësia e tyre me një përgjigje që është faktikisht pozitive.

Por duhet të keni parasysh se jo çdo person është i përsosur, prandaj kandidatët duhet të jenë të aftë t’i artikulojnë sfidat që i kanë.

4) “Nuk kam ndonjë pyetje…”

Ekspertët thonë se: “Një kandidat i cili nuk ka pyetje për kompaninë është potencialisht një person që ose nuk interesohet për organizatën, ose nuk interesohet për karrierën ose nuk ia ndien për asnjërën”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme