Franca ndalon email-et pas orarit të punës, njerëzit kanë të drejtë të jenë offline

07:12 | 7 Shtator 2016
Arbresh.info

Java e punës tani nuk zgjat më pesë ditë dhe gjithë faji është i teknologjisë. Telefonatat, email-et dhe mesazhet e punës tani janë të zakonta edhe gjatë fundjavës dhe nuk është dhe aq e lehtë të bësh sikur nuk i shikon. Por Franca nuk është fare dakort dhe do miratojë një ligj që të lejon të qëndrosh offline menjëherë sapo del nga ndërtesa e punës.

Bëhet fjalë për “Loi Travail”, i famshëm më tepër për nenin 55 që përmbedh rregullat e kontratave kombëtare. Po a do ketë ndikim mbi punonjësit? Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Franca do ta zbatojë të drejtën për të qëndruar offline.
Ndërmarrjet që nuk e respektojnë nuk rrezikojnë asgjë. Ligji në fakt nuk parashikon asnjë sanksion. Por sindikalisti Jérôme Chemin është gjithsesi i kënaqur. “Më mirë të promovosh të drejtat përmes negociatave dhe dialogut me ndërmarrjet sesa gjobat dhe sanksionet”, shpjegon ai “Eshtë në interesin e vetë ndërmarrjeve të kujdesen për shëndetin e punonjësve. Ideja për të mos e stakuar kurrë mund të provokojë fenomenin e ezaurimit mendor dhe fizik. Qëndrimi gjithmonë i ndërlidhur, e ul cilësinë e punës”.
Çdo punë ka specifikat e veta dhe kërkon impenjim të ndryshëm. Për këtë arsye detajet duhet të zgjidhen mes punëdhënësit dhe punonjësit, duke lënë një sasi orësh shkëputjeje elektronike’ nga zyra. Por problemi qëndron pikërisht këtu. Përvoja na mëson që shpeshherë janë punonjësit ata që i thyejnë këto orare, – shkruan La Repubblica. Disa ndërmarrje franceze përshembull i kanë fikur serverat e tyre gjatë natës dhe është zbuluarse punonjësit kanë vazhduar të lidhen përmes postës elektronike private.
Shpeshherë janë pikërisht punonjësit ata që në mënyrë të vullnetshme e fusin veten në këtë stres: shpeshherë për shkak të ankthit për të pasur kontroll të plotë mbi punën, herë të tjerë nga frika. Pra do ketë një marrëveshje për rregullimin e kohës “off” jashtë pune. Punjësve të sotëm do u thuhet se kur “të stakojnë spinën”. Edhe pse në mënyrë paradoksale kjo nuk qenka gjëja më e lehtë. Të punosh në ditët e sotme, për ata që kanë punë sigurisht, është një koncept më fleksibël dhe elastik. Mund të punosh nga shtëpia, mund të punosh duke marrë me qira dhoma për të bërë mbledhje, mund të punosh me njerëz që nuk i takon kurrë fizikisht. Dhe këtu teknologjia të ndihmon dhe të burgos njëkohësisht./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme