Google ADS

Fotografitë që tregojnë anën e panjohur të Koresë Veriore

22:03 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Jeta në Korenë e Veriut vazhdon të mbetet një ndër gjërat më misterioze në botë. Me ligje të vrazhda, me ndailimin e vizitorëve të huaj dhe me media propagandistike, shumë nga ne pyesim se si jetojnë njerëzit atje.

Fotografi Eric Lafforge ka arritur që t’i shpalosë botës disa nga sekretet e Koresë së Veriut, duke marrë pamje sekrete nga vendi, transmeton portalia arbresh.info

Statuja e Kim Jong-un

ko1

Fotografia e parë që e kishte bërë Eric ishtë statuja e Kim Jong-un e kapur nga pas. Në Korenë e Veriut ndal fotografimin e statujës së liderit nga pas, pasi konsiderohet shumë e vrazhdë.

Linja për autobus

ko2

Nuk dihet nëse kështu qëndrojnë njerëzit çdo ditë të presin autobusin, por këtë pamje e kapi fotografi në fjalë. Në fotografi shfaqet durimi që kanë koreano veriorët.

 

Gjithmonë të bashkuar

ko3

Eric ka arritur të kap një fotografi të një autobusi të prishur, por njerëzit me qetësi të madhe kanë arritur t’i dalin në ndihmë shoferit.

Sistemi i metrove në Phenian

ko5

Eric ia doli të fotografonte metronë e Phenianit, në të cilin gjenden edhe tunelet më të thella në botë. Besohet se ato përdoren edhe si bunker bërthamor nga Kim.

Kohë të vështira

ko6

Përveç kufizimit të fotografëve nga kapja e gjendjes së njerëzve të varfër në Korenë e Veriut, atje nuk lejohet të fotografohen njerëzit që kryejnë punë të rënda. Në këtë foto shihet se njerëzit në Korenë Veriore nuk e fitojnë kafshatën e gojës me rehati dhe lehtësi.

Jo tregjeve të zeza

ko7

Koreja e Veriut ndalon në mënyrë të rreptë tregun e zi dhe e bën të pamundur që t’i kap ata që punojnë në atë formë. Tregje të zeza në Korenë e Veriut gjenden shumë, për aryse se njerëzit mundohen që përmes fitimeve të bëjnë një jetë të ndershme.

Fëmijët luajnë në rrugët e Phenianit

ko8

Në këtë foto shihen fëmijët e gëzuar që luajnë në rrugët e Phenianit. Duket se fëmijët në Korenë Veriore ende nuk janë mësuar me lëvizjen e shpeshtë të makinave, prandaj pa frikë ata luajnë në rrugët kryesore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme