Fotografia e Morag Hasting, që ka zënë momentin kur koka e një fëmije del nga trupi i nënës, e cila është hequr nga rrjeti social “Facebook”, ka bërë jashtëzakonisht shumë bujë,duke e vënë në pikëpyetje etikën e faqes më të vizituar në botë.
Arsyeja “përmbajtje seksuale” për qindra mijëra gra, përdoruese të rrjetit social po cilësohet si veprim që bie ndesh me miliona fotografi pornografike që lejohen nga ky rrjet.
Sipas tyre, në rrjetet sociale ka shumë imazhe të modeleve dhe këngëtareve nudo, por nuk ndalohen.
Ka reaguar edhe vet fotografja.
“Kjo foto nuk përmban kurrfarë imazhi seksual”, ka thënë ajo.
Sipas Hasting, Facebook duhet të mësohet me faktin se gratë janë më shumë sesa objekte seksuale.
“Ne jemi krijesa fantastike që krijojmë jetën dhe duam ta ndajmë lirshëm këtë moment, që të mësojmë për lindjen në mënyrë të shëndetshme”, ka thënë fotografja.
Kjo nuk është hera e parë që mamatë luftojnë për të drejtën e tyre që të publikohen në rrjetet sociale këto momente.
Sidomos e fortë mbetet fushata për të mos ndaluar fotot dhe videot e nënave që ushqejnë me qumësht gjiri të vegjlit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë