Kur kjo fotografi shpalosi vuatjen e urisë në Sudan dhe u publikua në New York Times me 26 mars 1993, lexuesit patën regime të ndryshme.
Disa thanë se fotografi, Kevin Carter, që e bëri këtë fotografi është çnjerëzor, sepse sipas tyre ai duhej ta kishte lënë kamerën dhe t’i ndihmonte fëmijës, transmeton portali arbresh.info.
Polemikat u rritën edhe më shumë, pasi pikërisht kjo fotografi fitoi çmimin Pulitzer.
Në fund të korrikut 1994, Kevin Carter kreu vetëvrasje.
Shkëputja emocionale i lejoi Carterit dhe fotoreporterëve tjerë të dëshmojnë tragjedi të panumërta dhe të vazhdojnë punën.
Reagimet e botës mbi fotografinë, u zbehën kur ai para se të kryente vetëvrasje rrëfei se ishte prekur tmerrësisht nga ato që kishte përjetuar.
Carter u rrit në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit. Ai vendosi të merrej me fotografi, sepse e ndjeu të nevojshme të dokumentonte trajtimin e pështirë të njerëzve me ngjyrë nga të bardhët.
Ai iu bashkua një grupi tjetër të fotografëve për të dëshmuar ndodhitë e asaj kohe dhe një gazetë në Afrikën e Jugut i quajti ata ‘Bang Bang Club’.
Carter mori një detyrë të veçantë në Sudan, ku bëri disa nga fotografitë më famshme të asaj kohe. Ai kaloi nëpër disa fshatra nëpër të cilat njerëzit po vdisnin urie, ku edhe e bëri fotografinë me fëmijën që bëri bujë.
Pasi morri një numër të madh telefonatash dhe letrash nga lexuesit, New York Times përshkroi situatën nëpër të cilën kishte kaluar fotografi.
Shumica prej nesh kanë vështirësi të kuptojnë se si Carter dhe pjesa tjetër e Bang-Bang Club bënë këtë lloj pune çdo ditë.
Pas shumë vuajtjeve që kishte parë në Sudan, Carter u dorëzua përballë abuzimit me droga të ndryshme dhe me të vetmin person që fliste ai, ishte mikesha e tij, një tjetër korrespondente e luftës, Judith Matloff.
“Ai gjithmonë ka folur se si është ndjer fajtor që nuk ia ka dalur të shpëtojë njerëzit të cilët vriteshin. Kjo gjendje e dërgoi në depresion të thellë”, tha ajo.
Një tjetër mik i tij, Reedwaan Vally, tha se ‘askush nuk mund të kuptojë se nëpër cilat gjëra ka kaluar Kevin’.
Më pas vuajtja e tij u rrit edhe më shumë, pasi shoku i tij më i mirë, Ken Oosterbroek, anëtar i Bang Bang Club, u vra.
Carter mendonte se në vend të tij duhej të ishte vrarë ai, por ai nuk qëlloi atë ditë aty, sepse ishte duke u intervistuar rreth fitimit të Pulitzer. Po atë muaj, Nelson Mandela u bë president i Afrikës së Jugut.
Fitorja e çmimit Pulitzer i dha atij presion të madh. Shtoi stresin dhe fajin të cilin ai e kishte akumuluar përderisa dokumentonte mbi qoshet më të tmerrshme të botës.
Falë fotografisë të tij të tmerrshme, uria në Sudan u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe Carter la një shenjë të pashlyeshme në ndërgjegjjen e botës./Arbresh.info
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...